Oklahoma afër finales së madhe

  • 25 May 2016 - 14:02
Oklahoma afër finales së madhe

Oklahoma City dha një tjetër provë force, duke shkatërruar Golden State Warriors me shifrat 118:94. Me këtë paraqitje, Thunder fituan sfidën e katërt në finalet e Konferencës së Perëndimit dhe kryesojnë 3:1 serinë e përgjithshme të sfidave. Tashmë Oklahoma City-t i nevojitet vetëm një fitore për tu kualifikuar në finalen e madhe të NBA-it amerikan. Russell Westbrook ishte basketbollisti i cili shkatërroi kampionët në fuqi, që në këtë sezon nuk kishin pësuar asnjëherë dy disfata radhazi. Ylli i Thunder e mbylli sfidën me 36 pikë të realizuara, 11 topa të rikuperuar nën tabelë dhe 11 asist. Paraqitje që nuk përsëritej prej vitit 1993, kur autor ishte Charles Barkley. Për ekipin e Oklahomas shkëlqyen edhe Durant autor i 26 pikëve dhe Roberson me 17. Në anën tjetër, Golden State nuk i mjaftoi rikthimi në stol i Klay Thompson, që ishte më i miri nga të tijtë, me 19 pikë radhazi në periodën e tretë, nga 26 të regjistruara në total. Në hije ylli i ekipit Steph Curry, me vetëm 19 pikë të realizuara. Me humbjen e finales së katërt, Warriors, që cilësoheshin favoritë për titullin, tashmë janë përballë eliminimit. Oklahoma City Thunder ka një avantazh që vështirë se mund ta shpërdorojë përpara shansit që të kthehet në Finalet e NBA-it për herë të parë pas vitit 2012, kur u mposhtën nga Miami Heat. (Kosova Sot)