“Berisha nuk ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja”

  • 26 May 2016 - 13:25
“Berisha nuk ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja”

Mund të rrini të qetë, Berisha nuk ka ndër mend të lërë Shqipërinë. Portieri i Kombëtares u kthye padyshim në një nga temat kryesore të ditës në opinionin sportiv me deklaratat e tij në konferencën për shtyp nga Bad Waltersdorf në Austri duke pushtuar dhe faqet e para të shtypit sportiv. “Berisha mban në ankth kuqezinjtë: Jam në dilemë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, “Tremb Berisha, mund të lërë kombëtaren” ishin titujt në gazetat më të mëdha sportive në vend këtë të enjte lidhur me deklaratën e portierit të Kombëtares kur u pyet mbi  anëtarësimin e Kosovës në Fifa dhe Uefa dhe mundësinë që lojtarë të Kombëtareve të tjera përfshirë dhe atë shqiptare të bashkohen me përfaqësuesen e Kosovës. Sjellim edhe një herë në vemendja se cfarë tha Berisha.

“Ka qënë nder të jem me skuadrën e të gjithë shqiptarëve. Tani që është bërë kjo ndarje nuk ndihem në maksimum, pasi si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk do të ndjehem mirë”.

Ishin këto deklaratat e 27 vjecarit nga Prishtina cka krijuan dhe aludimet për medyshjet e tij për të vazhduar apo jo me Kombëtaren. Por lajmi i mirë që i qetëson të gjithë vjen nga i dërguari i Supersport Bad Waltersdorf, Alban Xhihani, i cili gjatë komunikimit të mëpasëshëm me portierin përcjell dhe bindjen e  tij se nuk është ky interpretimi i drejtë, Berisha është keqkuptuar, dhe ajo cka është më e rëndësishmja, nuk ka ndër mend të largohet nga Kombëtarja Shqiptare.

Një cështje që mbyllet ende pa lindur mirë, për fatin e të gjithëve, Berisha do të vijojë të mbetet garancia e Kombëtares mes shtyllave kuqezi.

(Kosova Sot)