Cleveland afër finales

  • 26 May 2016 - 14:19
Cleveland afër finales

Dominim Total. Clevelad përgjigjet sipas mënyrës së saj pas disfatës në Toronti duke i shkatërruar Raptors 116-78 në ndeshjen e pestë, ku demonstroi një superioritet absolut që nga fillimi i takimit. Cavaliers bënë atë që deshën në aspektin sulmues, duke mbrojtur mirë e duke gjetur një Kevin Love në formë. Toronto nuk mundi të bënte asgjë përballë superfuqisë së Lebron me shokë që marrin kryesimin e serisë 3-2.

Kevin Love ju desh fare pak për të kuptuar se ka gjetur formën e duhur pas paraqitjeve zhgënjyese që ofroi në kanada dhe ndëshkoi që në minutat e para mbrojtjen e Raptors.

James dhe Irving e kërkonin shpesh, Toronti nuk gjente përgjigje në mbrojjte dhe as ritmin e duhur në sulm përballë të zotëve të shtëpisë. U ripa sërish më në fund eh Jonas valauncinas, lituanezi u rikthye të luajë në gjysmën e periodës së parë pas mungesës për shkak të dëmtimit në kavilje dhe gjeti menjëherë disa kosha. Gjithsesi skuadra që dominonte ishte Cleveland që arriti të krijojë një distancë prej plot 18 pikësh që në fraksionin e pare.

Ndeshja morri në këtë mënyrë një drejtim të keq për Toronton me Lebron e Love që vijonin të gjenin koshin me lehtësi , kanadezët humbën toruan dhe Cleveland mbyllën një pjesë të parë shkatërrimtare për kundërshtarët duke shkluar në pushim me plot 31 pikë diferencë. Asnjë finale Konferencash nuk kishte parë më parë një  hendek kaq të madh në fund të pjhesës së parëe. Për tu kthyer në lojë në periodën e tretë Torontos i duhej një mrekulli sportive apo një rënie e lirë e Cleveland, por asnjë nga këto të dyja nuk ndodhë, përkundrazi Cavaliers ja dolën të ruanin përqëndrimin, dhe pavarësisht tentativave të Loëro dhe De Rozan për të bërë rezultatin më pak poshtërues për Toronton, Cavaliers arritn një diferencë prej plot 40 pikësh, 100-60 në fund të peroiodës së tretë. Në të katërtën trendi nuk ndryshoi dhe sirena finale i dha fund afgonisë së Raptors që tani me shpatulla pas murë, kanë nevojë për një paraqitje krejt ndryshe në Toronto të shtunën, për të gjetur sukesin që do ta shtynte verikdin e serisë për në ndeshjen e 7-të.

 

(Kosova Sot)