Ricciardo fiton “pole position” në Montekarlo

  • 28 May 2016 - 16:31
Ricciardo fiton “pole position” në Montekarlo

Daniel Ricciardo do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Monakosë. Piloti australian i “Red Bullit” i la pas të gjithë në provat zyrtare, duke treguar se fitorja e shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen, në garën e kaluar nuk ishte aspak rastësi.

Vetë holandezi i ri u përplas me muret mbrojtëse të pistës së Montekarlos në raundin e dytë të kualifikueseve dhe do të niset nga vendi i fundit.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditen pilotët e Mercedesit: Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton.

Ndërsa Ferrari vazhdon të tregojë një formë të dobët, me Vettel dhe Raikkonen që nuk zunë më shumë se vendi i katërt dhe i gjashtë. Për më tepër, Raikkonen do të niset edhe 5 vende më poshtë për shkak se ka ndërruar kutinë e marsheve.

Ndërkohë, Nico Hulkenberg, Carlos Sainz, Sergio Perez, Daniil Kvyat dhe Fernando Alonso plotësojnë dhjetëshen e parë.

(Kosova Sot)