Lirohet futbollisti i Olimpiakosit, mbahej peng nga banda meksikane

  • 30 May 2016 - 20:22
Lirohet futbollisti i Olimpiakosit, mbahej peng nga banda meksikane

Kanë përfunduar peripecitë e Alan Pulidos, futbollistit meksikan të Olimpakos në Greqi.

Policia ia ka dalë ta shpëtojë atë nga pengmarrësit në verilindje të Meksikës. 25-vjeçari u mor peng nga disa persona të armatosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e tij të lindjes, Ciudad Victoria.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë vetë futbollisti që ka telefonuar efektivët, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i pengmarrësve. Mësohet se një 38-vjeçar është arrestuar për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe tre persona që dyshohen të jenë pjesë e bandës.

(Kosova Sot)