Armand Duka sfidon peshën trupore, alpinizëm me futbollistët (Foto)

  • 30 May 2016 - 21:47
Armand Duka sfidon peshën trupore, alpinizëm me futbollistët (Foto)

Ndonëse me një peshë trupore aspak të përshtatshme për t’u krahasuar me futbollistët, Armand Duka nuk ka preferuar t’u ndahet atyre gjatë ditës së sotme nw Austri. Trajneri De Biazi ka zgjedhur një program të veçantë stërvitor pas fitores me Katarin, duke i larguar lojtarët nga fusha e blertë. Sporte ekstreme dhe alpinizëm ishin sfidat e ditës stërvitore, që më shumë nga të gjithë kanë vënë në provë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithatë Duka nuk është tërhequr. Siç tregon edhe albumi i fotove, ndonëse i ndihmuar nga djemtë e Kombëtares, ai i ka kaluar disa nga sfidat e stërvitjes.

(Kosova Sot)