Zbulohet biseda Canës me Hysajn për shiritin e kapitenit

  • 31 May 2016 - 12:50
Zbulohet biseda Canës me Hysajn për shiritin e kapitenit

Elseid Hysaj u fut në histori pasi vendosi një rekord me Kombëtaren duke u bërë kapiteni me moshën më të re që prej vitit 1946, kur Shqipëria ka nisur të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.

Në minutën e 62-të, në fushë u fut kapiteni aktual i Shqipërisë, Lorik Cana. Menjëherë Hysajnisi të hiqte nga krahu i majtëshiritin për t’ia dorëzuar Lorikut.

Por, ky i fundit me një gjest për t’u vlerësuar, nuk pranoi. “Jo, jo. Mos e hiq, mbaje deri në fund”, i tha Cana Hysajt, duke insistuar që të mos e hiqte nga krahu shiritin.

Një moment emocionues edhe për vetë shkodranin, që për 90 minuta i duhej të mbante një përgjegjë të madhe, për më tepër privilegj.

(Kosova Sot)