Nainggolan te Chelsea: Gjithçka e kryer, edhe negociatat kanë përfunduar – e pranon vetë lojtari

  • 24 June 2016 - 16:44
Nainggolan te Chelsea: Gjithçka e kryer, edhe negociatat kanë përfunduar – e pranon vetë lojtari

Mesfushori belg, Radja Nainggolan ka thënë se klubi romak ka mbyllur bisedimet pa sukses me Chelsea-n për një transferim të tij në ”Stamford Bridge”.

Nainggolan ka qenë njëri nga lojtarët kyç për Romën në 2 sezonet e fundit për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve angleze.

Roma nuk do ta shesë Nainggolan-in pasi shiti Miralem Pjaniç-in te Juventus-i dhe Roma nuk ka llogari të humb dy yje të mesfushës brenda një merkatoje.

”Nuk dua të flas për këtë gjë, vetëm mund t’ju them se bisedimet kanë mbaruar,” tha belgu.

” Premier League është një ligë shumë kompetitive, por unë preferoj Serie A-në pasi jam i lumtur këtu, ” – përfundoi Nainggolan.

(Kosova Sot)