Fabregas: Ndaj Italisë nuk ka favorit

  • 26 June 2016 - 09:40
Fabregas: Ndaj Italisë nuk ka favorit

Cesc Fabregas parashikon një ndeshje shumë të vështirë me Italinë në 1/8 e Evropianit. Sipas mesfushorit të Chelsea-t, La Roja duhet të tregohet shumë e vëmendshme nëse nuk dëshiron të bëjë hapa fals. "Të ndeshesh me italianët është gjithmonë vështirë, sepse ata janë një skuadër me shumë përvojë

Është një takim ku nuk mund të flitet për favorit, pasi të dyja skuadrat do të futen në fushë si të barabarta", ka thënë Fabregas. Më tej mesfushori i Chelsea-s foli dhe për trajnerin e tij të ardhshëm tek Blutë e Londrës, Antonio Conte, aktualisht në krye të të kaltërve. 29- vjeçari rezervoi fjalët më të mira për trajnerin italian, me të cilin zbuloi se ka pasur një bisedë private. "Është një trajner, i cili ka mentalitet fituesi dhe personalisht jam shumë i lumtur që sezonin e ardhshëm në

Premier League do të kem mundësi të punoj me të. Kam pasur një bisedë private me të dhe më ka shprehur se çfarë dëshiron ai të bëjë tek Chelsea dhe jam i sigurt se nën drejtimin e tij skuadra do të arrijë rezultatet e duhura", ka përfunduar mesfushori spanjoll që luan me skuadrën e Chelseas, Cesc Fabregas.

(Kosova Sot)