Muller beson se mund t'i thyejnë italianët

  • 30 June 2016 - 09:05
Muller beson se mund t'i thyejnë italianët

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller, beson që loja kundër Italisë nuk do të përfundojë me lot për skuadrën e tij."Azzurrët" do të përballen me kampionët e botës të shtunën, ndërsa në vitin 2012 i kishin mposhtur pikërisht këta të fundit."Isha i qetë për ndeshjen e vitit 2012. E nisëm qetë, por përfunduam në lot. Nuk ka turp nëse qan, por në 2016 nuk do të ketë lot. Jam optimist për të shtunën, mund të kalojmë tutje. Nuk ka ndeshje të lehta.

Duhet të tregohemi të gatshëm për këtë fazë të garave", ka thënë gjermani. Muller foli edhe për mbrojtjen italiane, që po njihen tani me emrin BBC - Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini. "Ata janë të shkëlqyer dhe bazohen në mbrojtjen italiane. Ata janë të bazuar në bllokun e Juventus-it, por nuk janë të pathyeshëm", ka thënë Muller. Alessandro Florenzi thotë se nuk e konsideron arsyetim faktin që Gjermania ka një ditë më shumë pushim se Italia."Azzurrët" dhe "Die Mannschaft" ndeshen në çerekfinale të 'Euro 2016', ndërkohë që gjermanët kanë një ditë më shumë në favor për pushim apo taktika."Kushdo që mendon se ata kanë pushuar një ditë më shumë është humbës.

Arsyetimet janë për humbësit. Ne duhet të mendojmë për ta ushtruar fuqinë tonë në fushë. Kemi arritur shumë lart dhe tash është Everesti. Jemi të bashkuar me besimin se jemi skuadër e mirë", ka thënë Florenzi.

(Kosova Sot)