Aliji në Kaiserslautern

  • 01 July 2016 - 09:10
Aliji në Kaiserslautern

Sot testet mjekësore

Mbrojtësi i Përfaqësueses shqiptare, Naser Aliji, në edicionin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga-n 2, pasi ka zgjedhur t’i bashkohet një klubi gjerman. Futbollisti ka lënë në mes pushimet e tij pas “Euro 2016”, për të udhëtuar drejt Gjermanisë, ku pritet të firmosë me Kaiserslautern, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Sipas të përditshmes gjermane “Kicker”, gjatë ditës së premte, futbollisti do të kryejë vizitat e detyruara mjekësore, para se të hedhë firmën në kontratën trevjeçare me këtë klub. Nuk është mësuar ende se sa do të paguajë Kaiserslautern për lojtarin, i cili kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Basel-in.

Aliji ishte monitoruar edhe nga Hannover-i, që kishte kontaktuar me mbrojtësin e majtë të përfaqësueses shqiptare, por ai ka zgjedhur përfundimisht Kaiserslautern-in, një nga klubet më të njohur në Gjermani.

(Kosova Sot)