Kosova, me 3 boksierë në Evropian

  • 23 July 2016 - 10:25
Kosova, me 3 boksierë në Evropian

Për Federatën e Boksit të Kosovës nuk ka pushim. Ky institucion vazhdon me aktivitetet e saj në ngritjen e nivelit të boksit kosovar, duke u prezantuar në ngjarjet me karakter ndërkombëtar, të cilat janë tejet të rëndësishme për arsye që boksierët e rinj e sprovojnë veten dhe e marrin një pasqyre reale se në çfarë niveli janë.

Këtë herë Kosova do të prezantohet në Kampionatin Evropian për shkollarë, i cili mbahet nga data 23 korrik deri më 01 gusht në Zagreb të Kroacisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë eveniment do të përfaqësohet  me tre boksierë. Në kategorinë deri në 50 kg. Luan Demaj, në 59 kg. Gramos Berisha dhe  62 kg. Dionis Mexhuani, selektori është Shefki Bogujevci, ndërsa gjyqtari i AIBA-s, Latif Demolli, do të ndajë drejtësinë në këtë kampionat Evropian.

(Kosova Sot)