Mavraj, me risi te Koln-i

  • 24 July 2016 - 09:25
Mavraj, me risi te Koln-i

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, ka vendosur që të braktisë numrin 19-të, të cilin e ka mbajtur në dy kampionatet e fundit te skuadra e Koln-it në Bundesliga-n gjermane. Futbollisti i Kombëtares shqiptare do të zgjedhë numrin 15-të për edicionin e Bundesligas, për një arsye të thjeshtë që e ka shpjeguar ai vetë. "Kam folur që para fillimit të këtij stinori.

Kur u mësua se Filip Hosnier do të largohej nga skuadra, unë i kërkova që të merrja numrin 15 që e mbante ai", ka thënë Mavraj për mediet gjermane, duke sqaruar se ky numër i pëlqen shumë, pasi e mban edhe të Kombëtarja shqiptare e futbollit. "Unë nuk përdorja një numër fiks në të kaluarën, por suksesi me Kombëtaren më bëri që të dashurohem me numrin 15", shpjegoi mbrojtësi kuqezi. Mërgim Mavraj cilësohet si njëri nga futbollistët kyç në mbrojtjen shqiptare.

Ai pati një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Evropian në Francë, derisa pritet gjithashtu të luajë rol të rëndë- sishëm edhe në eliminatoret për Kampionatin Botëror "Rusia 2018", ku Shqipëria do të jetë në një grup shumë të fortë, pasi do të përballet me kombëtaret si Italia e Spanja, gjë e cila maksimalisht ia ka shuar gjasat kuqezinjve të luftojë për një vend që dërgon në Botëror.

(Kosova Sot)