Mourinho nervozohet me gazetarin kur pyetet për Guardiolën

  • 24 July 2016 - 16:03
Mourinho nervozohet me gazetarin kur pyetet për Guardiolën

Jose Mourinho nervozohet me gazetarin për pyetjen e bërë nëse do t’i flas Guardiolës në ndeshjen miqësore që do ta zhvillojnë ditën e hënë

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është nervozuar me gazetarin në konferencën për media para miqësores me Manchester Cityn.

I njëjti gazetar gjatë ditës së sotme pyeti Guardiolën e Mourinhon nëse do t’ia zgjasin dorën njëri tjetrit në miqësoren që do ta zhvillojnë nesër.

Guardiola tha se natyrisht se do ta bëjë një gjë të tillë edhe përkundër problemeve në të kaluarën, derisa Mourinho u nervozua me gazetarin pas pyetjes që bëri, i cili iu përgjigj kështu:

“Natyrisht se do t’ia zgjas dorë. Nuk e kuptoj pse ia bëtë këtë pyetje atij dhe gjithashtu mua. Ne kemi punuar së bashku te Barcelona, dhe një kohë kundërshtarë në Spanjë. Nuk shoh asnjë arsye për t’u bërë ajo pyetje”, tha Jose Mourinho.

(Kosova Sot)