Prag divorci mes Mancinit dhe Interit

  • 25 July 2016 - 13:16
 Prag divorci mes Mancinit dhe Interit

Prezenca me skuadrën në Neë York është e garantuar, por askush nuk mund të vërë bast se të martën do të jetë sërish aty për tu takuar me kinezët e Suning. Roberto Mancini po i përjeton këto orë nën atmosferën e divorcit me Interin dhe nëse nuk përjashtohet ndonjë befasi që mund të ndryshojë gjërat aventura e tij me Interin duket se është drejt fundit. Konfirmimi se trajneri tanimë nuk gjen më pika të përbashkëta me Erick Thohir erdhi nga frazat e shprehura prej tij pas disfatës 3-1 që zikaltërit pësuan me PSG.

” Situata është e njëjta me atë të dy ditëve më parë. Në ditët e ardhshme do të jetë të reja. Nëse Ikardi është i pashitshëm? Duhet të pyesni Thohir. A është Interi për Champions nëse nuk shitet askush dhe vjen Candreva? Edhe kjo është një pyetje për Presidentin”.

Duken si fjalë të një epilogu, aq sa duken boshe edhe komentet në lidhje me ndeshjen e humbur përballë parisienëve.

” Në këtë moment nuk ka krahasim mes nesh dhe atyre. Për 60 minuta ishte një ndeshje e ekuilibruar , por kur filluan zëvendësimet Emery hodhi Cavanin, Pastoren, Di Marian e Kurzaëa ndërsa unë vetëm djelmosha të rinj. Kemi bërë disa gjëra të mira dhe disa më pak të mira” Interi gjatë natës ka fluturuar drejt Neë York për të luajtur kundër Etudiantesit dhe Bajernit të Mynihut, por ndërkohë duhet kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e traujnerit. Do të ketë një dorëheqje të teknikut apo do të konkreitizohet psita e re që hapin mediat italiane, ajo e pushimit nga ana e klubit me Interin që në këtë rast i duhet të paguajë 4.5 milionë eurot e parashikuara në kontratë. Pastaj do të nise puna për zëvendësuesin, leonardo mund të jetë një zgjidhje në pritje të Diego Simeones për të bërë drejtuesin, Villas Boas i është përgjigjur me një refuzim interesimeve të para, ndërsa De Boer është  një zgjedhje e parapëlqyer nga Thohir.

(Kosova Sot)