Hysaj në rritje, bien Berisha, Kukeli e Roshi

  • 26 July 2016 - 08:55
Hysaj në rritje, bien Berisha, Kukeli e Roshi

Është koha e afatit kalimtar dhe klubet tashmë i vënë një çmim secilin lojtar të organikës së tyre. Kjo, në rast se ka një ofertë konkrete për shërbimet e futbollistit në fjalë. Për këtë, edhe në përditësimin e vlerave të kartonit për futbollistët e kombëtares kuqezi, ka disa ndryshime. Për një pjesë të kuqezinjve vijon rritja e vlerës së kartonit, ndërkohë që ka të tjerë që vlejnë edhe më pak se një muaj më parë. Vlerën e kartonit të secilit futbollist e pasqyron "transfermarkt" e përditësuar.

Elseid Hysaj është lojtari më i përfolur në mediet italiane për shkak të rinovimit që pritet të kryejë me Napoli-n. Sipas kësaj faqeje, mbrojtësi i Napoli-t kushton 13 milionë euro momentalisht. Progresion pozitiv kanë pësuar edhe kartonët e Arlind Ajetit, Ledian Memushajt, Mërgim Mavrajt e Amir Abrashit. Rënie kanë pësuar Etrit Berisha, Burim Kukeli e Odise Roshi.

(Kosova Sot)