Moyes e dëshiron Januzajn te Sunderland-

  • 26 July 2016 - 09:02
Moyes e dëshiron Januzajn te Sunderland-

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj pas shumë kritikave më në fund ka marrë një lajm të mirë për karrierën e tij. Sipas medieve angleze, lojtari ofensivë i Manchester United-it, po kërkohet nga Sunderland, skuadër të cilën tashmë e drejton David Moyes. Ky i fundit ishte ai që i dha besim Januzajt duke e aktivizuar rregullisht në skuadrën e parë te Unitedi dhe falë tij, futbollisti me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë botën.

Januzaj shënoi dy gola kundër Sunderland-it në ndeshjen e tij të parë si titullar me Manchester United-in nën drejtimin e Moyes, por karriera e tij ka marrë një drejtim krejt të kundërt nga ajo që parashikohej në atë periudhë. Futbollisti është kritikuar shpesh për mosimpenjim në stërvitje apo për mosrespektimin e shokëve të skuadrës. Për këtë arsye, ai dështoi si me kombëtaren belge, ku është shpallur i padëshiruar, ashtu edhe në huazimin e tij te Borusia Dortmund. Që pas emërimit të Murinho-s në stolin e "Dajve te Kuq" u përfol se një nga emrat e parë që do të largoheshin nga skuadra do të ishte pikërisht Januzaj, pro a do të ndodhë kjo mbetet të shihet.

(Kosova Sot)