Mustafi i bashkohet Xhakës te Arsenal-i?

  • 27 July 2016 - 08:44
Mustafi i bashkohet Xhakës te Arsenal-i?

Njëri nga futbollistët më të kërkuar shqiptar në afatin kalimtar të verës pa dyshim se është Shkodran Mustafi. Paraqitjet e tij te Valencia dhe përfshirja vazhdimisht në Kombëtaren e Gjermanisë kanë bërë që vëmendja për të të jetë shumë e madhe.

Njëra nga skuadrat që kohët e fundit ka zgjuar interes për mbrojtësin shqiptar është Arsenal-i i Anglisë. Lëndimi i Per Mertesacker e ka detyruar trajnerin e Arsenal-it, Arsene Wenger, që të kërkojë një futbollist të ri në qendër të mbrojtjes. Shkodran Mustafi thuhet të jetë një nga dëshirat e para të francezit. Gazetari italian, Emanuele Giuianelli, i cili parashikoi disa transfere të Arsenal-it në të kaluarën, ka thënë se Arsenal-i është takuar me agjentin e Shkodran Mustafit. Nuk përjashtohet edhe huazimi i shqiptarit te Arsenal-i pasi që çmimi i tij për t'u blerë është tejet i lartë.

(Kosova Sot)