Real-i, i bllokuar për momentin

  • 27 July 2016 - 08:49
Real-i, i bllokuar për momentin

Afati kalimtar i kësaj vere nuk pritet të sjellë shumë fytyra të reja te Real Madrid-i të paktën deri në momentin nga skuadra nuk do të largohen ata lojtarë që gjetën pak hapësira edicionin e kaluar. Në ndryshim nga rivalët e Barcelona-s që kanë shtuar radhët me 4 futbollistë, Umtiti, Digne, Andre Gomes dhe Denis Suarez, "Mbretërit" aktualisht kanë afruar në skuadër vetëm Alvaro Morata-n, i cili është rikthyer në shtëpi pas aventurës dyvjeçare në Itali me Juventus-in.

Duhet të largohen disa lojtarë Edhe pse Zinedine Zidane ka kërkuar të paktën 1 ose 2 përforcime të tjera mesazhi që kanë lëshuar drejtuesit e Real Madridit ka qenë i qartë: Në skuadër nuk do të afrohet asnjë futbollist tjetër në rast se nga ekipi nuk largohen disa lojtarë. James Rodriguez, i cili ishte një nga emrat më të përfolur për t'i dhënë lamtumirën klubit madrilen gjatë kësaj vere, pak ditë më parë zbuloi se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll dhe të fitojë sa më shumë trofe me Real-in. Në pamundësi për të afruar në ekip, lojtarë të tillë, si Paul Pogba apo Eden Hazard, trajneri i madrilenëve në një prononcim të fundit ka theksuar se është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion për edicionin e ri. Pogba, sërish duel United-Real Kryefjala e këtij afati kalimtar padyshim që është mesfushori i Juventus-it, Paul Pogba. Manchester United duket se është shumë pranë 22-vjeçarit, por në orët e fundit është futur në skenë dhe Real Madrid-i.

"Mbretërit" nuk i kanë humbur shpresat për transferimin e mesfushorit dhe këtë javë pritet të intensifikojë bisedimet me agjentin e lojtarit Mino Raiola, por një gjë të tillë duhet të bëjë sa më shpejt, pasi Raiola po brenda kësaj jave ka një takim me drejtuesit e "Djajve të Kuq". Ndërkohë, nga ana tjetër drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shuma që kanë kërkuar. Mesazhi nga ana e tyre është i qartë, kushdo që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit duhet të paguajë jo më pak se 120 milionë euro. Vetë Pogba duket se preferon më shumë një transferim te Real-i dhe është në pritje të një telefonate nga ana e tyre. Situatë e paqartë për francezin, i cili ka përfunduar pushimet në Majami dhe tashmë ndodhet në Torino. Operacion shumë i vështirë si për United ashtu dhe për Real-in dhe me shumë gjasa për Pogba-n do të jetë një betejë deri në minutën e fundit.

(Kosova Sot)