Transferimi i ri i Barcelonës zihet ngushtë me pyetjen se kush është më i fortë, Messi apo Ronaldo (Video)

  • 27 July 2016 - 16:54
Transferimi i ri i Barcelonës zihet ngushtë me pyetjen se kush është më i fortë, Messi apo Ronaldo (Video)

Andre Gomes është një lojtar i ri i Barcelonës dhe sot është prezantuar para medieve.

Ai me Ronaldon së bashku këtë verë ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa nga sot do të jetë në një skuadër me Lionel Messin.

Ai është pyetur se cili është lojtar më i mirë, ndërsa Gomes ka dhënë përgjigje të jashtëzakonshme duke mos dashur të prish raportet me asnjërin.

“Messi dhe Ronaldo janë dy lojtarë të mëdhenj. Me Ronaldo luajmë te Kombëtarja portugeze, ndërsa tashmë do të shijoj kohën e Messin”, ka thënë Gomes

Gomes ka nënshkruar për 35 milionë euro, por shuma mund të shkojë në 60 në bazë të bonuseve.

(Kosova Sot)