Kjo është shuma që kërkon Valencia për Shkodran Mustafin (FOTO)

  • 27 July 2016 - 17:14
Kjo është shuma që kërkon Valencia për Shkodran Mustafin (FOTO)

Shkodran Mustafi mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Valencia, pas Andre Gomesit që shkoi te Barcelona.

Valencia e ka vënë në shitje mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

“Lakuriqët” i kërkojnë 25 milionë euro për reprezentuesin gjerman, transmeton David Cartlidge, gazetar i sportit në Bein Sport.

Arsenali është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për 24 vjeçarin, pas lëndimit të Per Mertesackerit.

(Kosova Sot)