Xhaka: Mos më krahasoni me Schweinsteigeri

  • 27 July 2016 - 19:55
Xhaka: Mos më krahasoni me Schweinsteigeri

Granit Xhaka nuk dëshiron të krahasohet me bastian Schweinstegerin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur për krahasimin që ia ka bërë Ottmar Hitzfeld me mesfushorin e Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger.

Ai tha se e vlerëson një krahasim të tillë, por insiston se ai është lojtar tjetër, ai është Granit Xhaka.

“Nëse Ottmar Hitzfeld e thotë atë, atëherë është një kompliment. Ottmar është trajner i madh dhe një zotëri. Unë nuk e di nëse jam Schweinsteiger i ri. Unë jam tjetër lojtar. Unë jam Granit Xhaka”, ka thënë ai gjatë një interviste për faqen e Arsenalit. 

(Kosova Sot)