Rashica pranë kalimit te Ajaxi

  • 28 July 2016 - 13:23
Rashica pranë kalimit te Ajaxi

Milot Rashica vijon të mbetet në qendër të merkatos, edhe pse ka filluar sezonin me fanellën e Viteses. Pas shitjes së Milik te Napoli, ekipi i madh holandez kërkon një zëvendësues për të, teksa ka piketuar edhe futbollistin e talentuar shqiptarë.

Me largimin e Frank De Boerdrejtimin e Ajaxit e ka marrëtrajneri Peter Bosz i cili e njeh shumë mirë Rashicën pasi kanë punuar së bashku te Vittesse në fazën e parë të sezonit të kaluar.

Ishte pikërisht trajneri 52-vjecar ai që e afirmoi dhe i dha mundësi për të luajtur talentit shqiptar në Eredivisie.Peter Bosz e pëlqen shumë Milot Rashicën si lojtar dhe me të në drejtimin e Ajaxitmundësitë që 20-vjecari nga Vushtria të transferohet në Amsterdam janë të mëdha. 

Mediat holandeze shkruajnë se Rashica do të ishte një blerje shumë e mirë për harkëtarët duke patur parasysh faktin se është një talent në rritje dhe sezonin e kaluar spikati jo pak me fanellën e Vitteses. 

(Kosova Sot)