Djaloshi turk në grevë urie për Mario Gomez: Mos ik, terrorizëm ka edhe në Gjermani (Video)

  • 28 July 2016 - 13:28
Djaloshi turk në grevë urie për Mario Gomez: Mos ik, terrorizëm ka edhe në Gjermani (Video)

Një djalosh turk ka bërë një gjest të rrallë për të ndikuar në të ardhmen e sulmuesit gjerman, Mario Gomez. Fansi i Beshiktashit ka bërë një video në rrjetet sociale ku ka njoftuar se është në grevë urie dhe se nuk e do largimin e Mario Gomez.

"Gomez, ka thënë se po largohesh nga terrorizmi, por terrorizëm ka edhe në Mynih, Bruksel, Dortmund e Paris. Me këto probleme po ballafaqohet krejt bota, jo vetëm Turqia. Kthehu sërish te ne, bëhu top golashënues" ka thënë tifozi në videon në fjalë.

(Kosova Sot)