Adnan Januzaj merr goditjen e radhës nga Mourinho (Foto)

  • 29 July 2016 - 15:38
Adnan Januzaj merr goditjen e radhës nga Mourinho (Foto)

Adnan Januzaj ka marrë një tjetër goditje nga Manchester United.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho, nuk e ka përfshirë mesfushorin kosovar në listën e 23 futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Galatasarayt.

Mourinho ka emëruar skuadrën e tij për ndeshjen miqësore me klubin e njohur turk, por mesfushori kosovar nuk është pjesë e kësaj liste.

Përveç Januzajt, Mourinho nuk e ka ftuar as mesfushorin gjerman Bastian Schweinsteiger, kurse Ibrahimovic pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë me klubin në këtë ndeshje.

Raportohet se Januzaj nuk është pjesë e planeve të Mourinhos për sezonin e ri, mirëpo ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth të ardhmes së 21-vjeçarit.

(Kosova Sot)