Guardiola transferon një super talent

  • 30 July 2016 - 12:03
Guardiola transferon një super talent

Dje e shprehu dëshirën, ndërkohë që sot mediatgjermane konfirmojnë se është realizuar. Po flasim për Pep Guardiolën, i cili dje u shpreh se do të kishte dëshirë të kishte në skuadër Leoy Sane.

Akordi mes të dyja skuadraveështë arritur, detajet janë drejt përfundimit, kështu që tani pritet vetëm një “po” nga “Qytetarët”, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Sipas kësaj të fundit, brenda fundjavës do të zyrtarizohet gjithçka dhe 20-vjeçari do të vishet blu për 55 milionë euro.