Vëllai i Higuainit: Napoli na ofroi më shumë, por ...

  • 30 July 2016 - 16:20
Vëllai i Higuainit: Napoli na ofroi më shumë, por ...

Vëllai dhe agjenti i Gonzalo Higuainit, Nicolas i është kundërpërgjigjur presidentit De Laurentis.

De Laurentiisin shpërtheu në akuza në një deklaratë në sajtin zyrtar të klubit, duke thënë se sulmuesi dhe vëllai i tij Nicolas janë tallur me tifozët e Napolit, sepse para pak kohësh ai ka biseduar me të dy miqësisht përrinovimin e kontratës. Ndryshe pretendon shtëpia e Higuainëve. 

Agjenti i bomberit të Juventusit është shprehur.

“Dëgjova se De Laurentiis ka folur për mbledhjen tonë për rinovimin e kontratës së Gonzalos. E vetmja gjë që mund të them është se ne kurrë nuk arritëm një marrëveshje, sepse nuk ishte çështja te paratë, por te projekti, dhe ia thashë këtë shumë herë. 

De Laurentiis ka propozuar një kontratë me shifra më të larta se ato të Juventusit, por problemi nuk ishin paratë. Ata ishin klubi i vteëm i madh me të cilën mund të fitohet trofe dhe që ishin të gatshëm të paguanin klauzolën", është shprehur Nicolas.

(Kosova Sot)