Unitedi shkatërroi Galatasarayn, Ibrahimovic debutoi me supergol (Video)

  • 30 July 2016 - 21:35
Unitedi shkatërroi Galatasarayn, Ibrahimovic debutoi me supergol (Video)

Manchester Unitedi ka mposhtur 5:2 Galatasarayn

Skuadra e Jose Mourinhos ka treguar dhëmbët në miqësoren ndaj Galatasarayt. ‘Djajtë e Kuq’ fituan 5:2 këtë ndeshje, ku debutoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e katërt.

Golat tjerë për Unitedin i shënuan kapiteni Wayne Rooney (55’, 58’) dhe Marouane Fellaini (62’).

Për Galatasarayn shënuan Sinan Gumus (22’) dhe Bruma (41’).

(Kosova Sot)