Shorti Champions/ 3 kundërshtarët e vështirë të Barcelonës

  • 24 August 2016 - 11:47
Shorti Champions/ 3 kundërshtarët e vështirë të Barcelonës

Ditën e premte do të hidhetshorti për të përcaktuar fazën e grupeve të Champions Leagues,ndërsa kampionët në 7 ligat më të mëdha europiane janë pozicionuar në vazon e parë. Barcelona është një ndër favoritet për të triumfuar trofeun më prestigjioz europian ndërsashorti mund ta vendosë përballë një ekipi me emër në arenën ndërkombëtare.

Vazoja e dytë do të kompletohet sot, por në bazë të skuadrave që kanë siguruar kualifikimin dhe atyre që do të luajnë ndeshjet e kthimit në play-off, si kundërshtar më i vështirë për katalanët mund të jetë Manchester City, Arsenal apo Borussia Dortmund.

Skuadra e Guardiolës ka fituar ndeshjen e parë ndaj Steaua Bukuresht me rezultatin 5-0, duke siguruar në këtë mënyrë kualifikimin.

(Kosova Sot)