Zyrtare: Gudjohnsen ka një klub të ri (Foto)

  • 24 August 2016 - 13:10
Zyrtare: Gudjohnsen ka një klub të ri (Foto)

Eidur Gudjohnsen është futbollist i ri i Pune City, në Superligën e Indisë (ISL).

Eidur Gudjohnsen është transferuar në Pune City, si përforcim i madh për edicionin e tretë të Superligës së Indisë (ISL).

37-vjeçari nënshkroi me Pune si futbollist i lirë pas aventurës gjashtëmujore te ekipi norvegjez, Molde, ku luajti nën drejtimin e ish sulmuesit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Gudjohnsen kaloi më tepër se 20 vjet në futbollin profesionist kurse është i njohur tek tifozët e futbollit anglez pas dy aventurave në Bolton, dhe skuadrat tjera përfshirë Chelsea, Tottenham, Stoke City e Fulham.

Sulmuesi me përvojë bëri dy paraqitje si rezervist për Islandën në “Euro 2016”, ndërsa ishte kapiten i ekipit në minutat e fundit të humbjes 5:2 nga Franca në çerekfinale.

Sezoni i ri në ISL do të fillojë më 1 tetor.

(Kosova Sot)