Çalja kërkon vëmendje, mos shikoni vetëm futboll

  • 24 August 2016 - 21:51
Çalja kërkon vëmendje, mos shikoni vetëm futboll

​Briken Çalja, peshëngritësi i cili deri më tani ka arritur rezultatin më të mirë Kuqezi në një olimpiadë, i kërkon Qeverisë shqiptare të mos mendojë vetëm për futbollin

“Në radhë të parë shumë faleminderit që na keni pritur këtu sepse shteti shqiptar ka vetëm futboll, jo shumësportëshin. Shpresoj që të kthejë kokën edhe nga ne”, thotë peshëngritësi.

Ndërkohë, debatet e filluara në Rio tashmë janë transferuar në Tiranë. Pjesëtarët e ekipit olimpik pohojnë se është një gojë dashakeqe e cila e ka keqinformuar publikun.

“Debate nuk ka patur. Keqinformim i shtypit i shtypit, deformim i të gjitha gjërave”, thotë Gjergj Ruli.

“Nuk ka patur asnjëlloj skandali, absolutisht jo! Ne kemi qenë grup i mirëkuptuar. Ka dalë nga një gojë e keqe që i ka interesuar. Unë nuk mund të vë gishtin tek askush”, thotë Elez Gjoza.

Pavarësisht se emrat konkretë mungojnë, Presidenti i Peshëngritjes shqiptare gjen një mënyrë për të fajësuar Komitetin Olimpik.

“Çështja e organizimit sa i përket Komitetit Olimpik lë shumë për të dëshiruar. Ishte i vetmi ekip shqiptari që asnjëherë nuk doli me të njëjtën uniformë, nuk kishim bazë materiale të bollshme”, thotë Elez Gjoza.

Përsa i përket debatit për Evangjeli Velin, shefi i delegacionit shqiptar Ruli ia hedh indirekt fajin KOKSH, ndërsa Elez Gjoza pohon se ka parakaluar si trajner.

“Për të ikur në parakalim kanë qenë vetëm 6 leje. Evangjelia ka ardhur ditën e fundit dhe nuk ishte bërë kostumi gati për të dalë në parakalim”, deklaron Gjergj Ruli.

“Parakalova si trajner dhe gjatë gjithë kohës kam qenë pjesë e ekipit tim”, shprehet Elez Gjoza.

(Kosova Sot)