Maradona kritikon ashpër Messi-n

  • 25 August 2016 - 14:50
Maradona kritikon ashpër Messi-n

Prej shumë kohësh Messi ka qenë i përkëdheluri i Mardonës, por tashmë gjithçka ka marrë fund pasi ai ka vendosur të sulmojë 5 herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

Maradona nuk po kapërdin dot faktin që ‘ylli’ i Barcelonës ka braktisur arenën ndërkombëtare dhe nuk do të jetë më pjesë e Argjentinës, shkruan ‘Corriere dello Sport’.

“Unë nuk e di nëse vendimi i Messit është një dinakëri pasi dyshoj se u bë për të mbuluar faktin se Argjentina ka dështuar në tre finale rresht. Një djalë që fillimisht thotë se do të largohet dhe më pas tërhiqet nga vendimi brenda pak ditësh. Kjo tregon se nuk je në rregull”, flet ashpër Maradona.

(Kosova Sot)