Zyrtare: Interi prezanton përforcimin e ri (Foto)

  • 28 August 2016 - 13:17
Zyrtare: Interi prezanton përforcimin e ri (Foto)

Interi ka zyrtarizuar transferimin e se Joao Marios nga Sportingu

Tashmë është zyrtare. Joao Mario është lojtar i ri i Interit. Këtë e ka konfirmuar klubi italian, nëpërmjet një njoftimi për media.

“Interi ka kënaqësinë t’iu njoftoj se ka transferuar Joao Marion nga Sportingu. Lojtari do të prezantohet sonte para tifozëve në San Siro këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Interit.

Kurse, Sportingu, nëpërmjet një njoftimi të postuar në faqen zyrtare në Internet, ka bërë të ditur se Mario është transferuar në Inter për 45 milionë euro.

(Kosova Sot)