Legjionarët vendimtarë

  • 29 August 2016 - 10:19
Legjionarët vendimtarë

Një start i jashtëzakonshëm i Herolind Shalës në Superligën e Turqisë. Në ndeshjen e tij të dytë në radhët e Kasipasas, mesfushori shqiptar, i cili së fundmi iu bashkua Përfaqësueses së Shqipërisë, shënoi golin e parë në barazimin 1:1 me Adanasporin, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Në minutën e 19-të të takimit, pas një sulmi të gjatë të skuadrës vendase Shala përfitoi nga pasiguria e një mbrojtësi për të spastruar zonën duke e devijuar topin drejt rrjetës. E ligjshme festa e 24- vjeçarit, që shënoi golin e tij të parë në Superligën e Turqisë, teksa në humbjen me Trabzonsporin u aktivizua në pjesën e dytë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjithsesi në minutën e 66-të Diniz i Adanaspor-it barazoi rezultatin, me vendasit që e patën të pamundur për të gjetur një tjetër gol që t' jepte tri pikët në minutat e mbetura. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë deri në mimutën e 78-të për t'u zëvendë- suar nga kamerunasi Etoundi. Në superligën e Zvicrës, shqiptarët vazhdojnë ta kenë fjalën kryesore. Taulant Xhaka ka pasur një paraqitje të mirë në fanellën e Basel-it në përballje me Thun-in. te Grashpoppers-i, Alban Pnishi ka luajtur titullar, ndërsa Mërgim Brahimi është aktivizuar në lojë nga minuta e 59-të në fitoren ndaj Young Boys-it. 

Sadiku, hero i Zuri

Armando Sadiku ka rigjetur buzëqeshjen te Zurich. Për këtë ka shërbyer goli i realizuar nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në sfidën e javës së 6-të të Challenge League, kategoria e dytë zvicerane, në ndeshjen ku Zurich fitoi 3:1 në fushën e Schaffhausen. Bomberi kuqezi vazhdon të jetë protagonist, duke vendosur fatin e ndeshjeve të ekipit të tij. Në minutën e 51-të, Sadiku dyfishoi shifrat pas avantazhit të miqve me Luis. Gol që i dha qetësi Zurich, e pavarësisht se Schaffhausen shkurtoi shifrat me Tranquilli, në sekondat e fundit të sfidës Kone shënoi edhe golin që vulosi fitoren 3-1 për bardhkaltrit. Për Sadikun ishte goli i katërt sezonal dhe i treti gjatë këtij muaji, ndërsa 25-vjeçari kryeson edhe listën e golashënuesve të Challenge League. Zurich kryeson kampionatin me 16 pikë në 6 ndeshje dhe me golat e Armando Sadikut rikthimi në elitën e futbollit zviceran duket vetëm çështje kohe. Sulmuesi shqiptar nga ana e tij ka rigjetur lumturinë, pas periudhës ku klubi nuk e lejoi të largohej, pavarësisht ofertave të shumta në merkato. Një prej arsyeve të paqes është edhe fakti që Zurich do të luajë në Europa League, në Grupin L, ku do të ketë si kundërshtarë spanjollët e Villarreal-it, rumunët e Steaua-s së Bukureshtit dhe turqit e Osmanlispor. Një tjetër vitrinë e rëndësishme për Armando Sadikun, pas golit historik të shënuar me Kombëtaren në Evropian.

(Kosova Sot)