Mourinho shpërblen Ibrahimoviçin

  • 29 August 2016 - 19:06
Mourinho shpërblen Ibrahimoviçin

Jose Mourinho i ka dhënë katër ditë pushim Zlatan Ibrahimovicit, pasi sulmuesi ka luajtur çdo minutë të Manchester Unitedit në ndeshjet hapëse të sezonit.

Suedezi ka shënuar katër gola në katër sfidat e para zyrtare të Djajve të Kuq, por trajneri ka vendosur ta lë të pushojë më shumë se lojtarët tjerë, të cilët kanë vetëm dy ditë pushim.

Arsyeja për këtë, sipas portugezit, është se në moshë 34-vjeçare nevojitet pushim për të luajtur në formë maksimale.

“Nuk mund të luash 70-të ndeshje në sezon. Prandaj ua jap lojtarëve tjerë, të cilët nuk janë zgjedhur për përfaqësueset, nga dy ditë – ndërsa Zlatanit ia jap katër ditë pushim”.

“Në moshë 34 vjeçare, futbollisti ka nevojë për pushim”, ka deklaruar Mourinho për Mirror.

(Kosova Sot)