Ja çfarë i bëjnë tifozët Xhakës(Video)

  • 24 September 2016 - 21:58
Ja çfarë i bëjnë tifozët Xhakës(Video)

Arsenali fitoi në ‘Derbin e Londrës’ ndaj Chelseat me rezultat 3-0.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi, kurse Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 32-të pas lëndimit të Francis Coquelin.

Por, ajo që çuditi të gjithë është atmosfera e krijuar nga tifozët e Arsenalit në Emirates. Në momentin kur Xhaka kishte topin në këmbë dhe ishte në gjysmëfushën e Chelseat të gjithë Topçinjtë njëzëri bërtisnin “SHOOT (godit)”.

Pas takimit kjo gjë është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale pasi një gjë e tillë nuk ishte parë, posaçërisht nga tifozët e klubit londinez.

(Kosova Sot)