Ylli i Man.Cityt mungon në ndeshjen kundër Barcelonës

  • 26 September 2016 - 10:47
Ylli i Man.Cityt mungon në ndeshjen kundër Barcelonës

Manchester City po kalon një formë të jashtëzakonshme pasi ende nuk ka njohur disfatën nën drejtimin e strategut spanjoll Pep Guardiola i cili tashmë është bërë me dhimbje koke.

Në ndeshjen aq shumë të rëndësishme kundër Barcelonës, Guardiola do të humbë Kevin De Bruyne i cili ka pasur probleme fizike.

Burime të “Goal.com” bëjnë të ditur që informacionet e deritanishme do të zyrtarizohen sot pas testeve mjekësore të cilat do të përcaktojnë sa do të mungojë mesfushori belg.

Pas një problemi muskulor De Bruyne u zëvendësua në përballjen kundër Swansean.

Më 19 tetor Barcelona do të presë në ‘Camp Nou’ Manchester City-n në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

(Kosova Sot)