Dy muaj burg për super lojtarin e PSG-së

  • 26 September 2016 - 14:55
Dy muaj burg për super lojtarin e PSG-së

Dy muaj burg dhe një gjobë prej 600 eurosh si dëmshpërblim për dëme morale dhe fizike dhe 1.500 të tjera për shpenzimet e gjyqit.

Ky është vendimi që është marrë sot kundër Serge Aurier, mbrojtësi 23-vjeçar i Paris Saint-Germain, i cili 30 majin e kaluar, është arrestuar pas daljes nga një diskotekë e Parisit.

Lojtari i PSG-së, bashkë me një grup personash, ka ofenduar forcat speciale të policisë që kontrollojnë lagjet e qyteteve të mëdha, dhe është ndaluar për 24 orë për fyerje dhe dhunë.

Aurier gjatë këtij sezoni ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira, duke qenë përcaktues me lojën e tij në krahun e djathtë.

(Kosova Sot)