Lëndohet ylli i Interit, e humbë derbin e tetorit

  • 26 September 2016 - 16:20
Lëndohet ylli i Interit, e humbë derbin e tetorit

Joao Mario do të jetë disa javë jashtë fushave. Pasi nuk u paraqit në ndeshjen ndaj Bolonjës për shkak të problemeve fizike, ylli portugez do të mungojë edhe disa javë për shkak të problemeve muskulare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Interit ku thuhet se Joao Mario do të jetë së paku 3 javë jashtë fushave. 

Kjo do të thotë që Joao Mario do të mungojë në derbin që Interi e zhvillon me Romën në javën e parë të tetorit.

(Kosova Sot)