Hysaj arrin marrëveshjen, pagë rekordE me Napolin

  • 27 September 2016 - 13:23
Hysaj arrin marrëveshjen, pagë rekordE me Napolin

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe përfundimtare pasi mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën me skuadrën e Napolit deri në vitin 2021.

Marrëveshja është arritur me sukses mbrëmjen e djeshme dhe në këtë mënyrë 22-vjeçari blindohet pasi klube të mëdha europiane shfaqën interes për të marrë shërbimet e tij, shkruan ‘Corriere dello Sport’.

Sipas kontratës së re lojtari do të marrë një pagë nga e cila fillimisht do të përfitojë 1.6 milionë euro ndërsa së bashku me bonuset ajo do të shkojë në 2.3 milionë euro.

Klauzola e lirimit të lojtarit është vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh, kjo është vlerësuar si shuma më e majme financiare për një talent të Kombëtares shqiptare.

(Kosova Sot)

Screenshot_23