Gashi në formacionin e javës

  • 27 September 2016 - 17:44
Gashi në formacionin e javës

Dy golat e shënuar në barazimin 3:3, që Colorado regjistroi përballë Vancuver, i siguruan Shkëlzen Gashit një vend në formacionin më të mirë të javës së 29-të në Major Soccer League. I rikthyer në rolin e tij natyral si mesfushor ofensiv në krahun e majtë, sulmuesi kuqezi shënoi fillimisht me 11-metërsh, ndërsa në minutën e 75-të realizoi një gol të jashtëzakonshëm, pas ekzekutimit të shkëlqyer nga goditje standarde. Me dy golat e realizuar, Gashi ishte më i miri në fushë për skuadrën nga Denveri, ndërsa u përfshi edhe në formacionin ideal të javës. 28-vjeçari rreshtohet në skuadrën ideale përkrah mesfushorit Khiry Shelton dhe David Villa të New York City, me sulmuesin spanjoll që ishte protagonist në fitoren 4:1 përballë Chicago Fire në “Yankee Stadium” dhe pozicionohet i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit amerikan me 19 gola, menjëherë pas anglezit Bradley Wright-Phillips.

(Kosova Sot)