Juventusi me katër mungesa në Ligën e Kampionëve

  • 27 September 2016 - 20:38
Juventusi me katër mungesa në Ligën e Kampionëve

Në udhëtimin e tyre në Zagreb në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve ndaj Dinamos, Juventusi do të jetë pa Medhi Benatian, Claudio Marchision, Kwadwo Asamoah dhe Daniele Ruganin.

Skuadra e Max Allegrit po ka probleme serioze me lëndime gjatë këtij sezoni, duke mos i pasur asnjëherë të gjithë futbollistët në dispozicion.

Benatia dhe Marchisio mbeten mënjanë me lëndimet në kofshë dhe ligamentin e gjurit respektivisht, ndërsa Rugani dhe Asamoah vuajnë nga ndrydhja e gjunjëve në ndeshjen e fundjavës ndaj Palermos.

Ndryshe, ndeshja në Zagreb shënon një kthim në Dinamo për dy futbollistë të ‘Zonjës së Vjetër’, Marko Pjacan dhe Mario Mandzukicin, dy prej të cilëve më parë ka luajtur për gjigantin kroat.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Dinamo Zagrebin: Buffon, Chiellini, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Pjaca, Dybala, Alves, Neto, Sturaro, Audero, Evra.

(Kosova Sot)