De Biasi vendos për të ardhmen

  • 29 September 2016 - 12:49
De Biasi vendos për të ardhmen

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka folur sërish për të ardhmen e tij duke hedhur poshtë zërat për drejtimin e mundshëm të Dinomos së Zagrebit.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, De Biasi nënvizoi se do të respektojë kontratën me Federatën Shqiptare duke theksuar se është i lumtur me ambientin kuqezi.

“Jo, asnjë telefonatë. Pastaj kam një kontratë me Federatën Shqiptare, jam i lumtur që drejtoj Kombëtaren. Kam si synim të respektoj kontratën”, përfundoi De Biasi.

Pas shkarkimit të Kranjcar, emri i De Biasit është përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës së njohur, Dinamo Zagreb.

(Kosova Sot)