Ja çfarë shkruajnë mediat angleze për duelin e vëllezërve Xhaka

  • 29 September 2016 - 15:52
 Ja çfarë shkruajnë mediat angleze për duelin e vëllezërve Xhaka

Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje duelit mes vëllezërve Xhaka, në “Emirates” në kuadër të Ligës së kampionëve.

Tabloidi britanik, “The Sun“ shkruan se Graniti dhe Taulanti përplasen sërish, në ndeshjen Arsenal-Bazel, pas duelit të tyre të parë në “Euro 2016” Zvicër-Shqipëri. Dy vëllezërit janë vënë edhe një herë “kokë më kokë” me njëri-tjetrin por kësaj here në Ligën e Kampionëve.

Vëllezërit sipas gazetës kanë pasur synime të kundërta dhe të dy kanë luajtur kundër njëri-tjetrit këtë verë, në Kampionatin Evropian të Francës, ku Graniti, 24 vjeç, përfaqësonte Zvicrën, ndërsa Taulanti, 25 vjeç, mbante veshur ngjyrat e Shqipërisë.

Përforcimi 35 milionë paund i Arsenalit fitoi ndaj Taulantit, i cili kërkonte që Bazeli të bëhej skuadra e parë zvicerane, që regjistron një fitore ndaj “topçinjve”.

Taulant tha se për të luajtur kundër Granitit ishte diçka speciale. Ne kemi hyrë në fushë me të njëjtat mendime, për të fituar dhe për të dhënë gjithçka. Ne nuk i kemi treguar njëri-tjetrit se si do të luanin ekipet, sepse jemi profesionistë.

Ndërsa mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka e ka pranuar se ka pasur emocione dhe adrenalinë të luaj kundër ish-skuadrës dhe vëllait të tij.

Por, ai është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij me rezultat të pastër 2:0.

(Kosova Sot)