Enrique: Turan do të shkëlqejë në mungesë të Leo Messit

  • 01 October 2016 - 16:47
Enrique: Turan do të shkëlqejë në mungesë të Leo Messit

Luis Enrique beson se Arda Turan është duke dhuruar paraqitje të shkëlqyeshme për katalunasit, sa herë që ai zbret në fushë

Mesfushori turk, Arda Turan, nuk ka qenë zgjedhja e parë për trajnerin Luis Enrique që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi. Por, në mungesë të Leo Messit, i cili do të jetë jashtë fushave edhe për pak kohë, Enrique pret që Turan të shkëlqejë.

“Fatkeqësisht, ne ishim pas Messin për dy muaj edicionin e kaluar”, tha Enrique. “Por, lojtarët e dinë se për të fituar tituj duhet të japin maksimumin në fushë pavarësisht mungesave”.

“Është e qartë se Turan tani ka statistika më të mira sa i përket golave të shënuara. Unë gjithmonë kam qenë i lumtur sa herë që ai është aktivizuar. Ndoshta nuk ka qenë i mirë për tifozët, por ai gjithmonë ka luajtur në nivele të larta. Kemi nevojë për të në mungesë të Messit”, shtoi Enrique

(Kosova Sot)