Çmimi i madh i Malajzisë, Hamilton “pole position” Rosberg dhe Verstapen pas tij

  • 01 October 2016 - 16:58
Çmimi i madh i Malajzisë, Hamilton “pole position” Rosberg dhe Verstapen pas tij

Luis Hamilton me “Mercedes” ka siguruar “pole position” në pistën e Sepang, e vlefshme për çmimin e madh të Malajzisë.

Kjo ishte një paraqitje e mirë e kampionit të botës në fuqi, që në pistën malajziane dha kohën duke dominuar provat zyrtare. Në vijën e parë të nisjes, në krah të pilotit britanik, do të jetë shoku i tij i skuadrës gjermani Niko Rosberg, duke treguar edhe njëherë se rivaliteti vazhdon brenda skuadrës “Mercedes” .

Ndërsa treshen e parë e mbyll Verstapen me makinën “Red Bull”, që la pas shokun e skuadrës Riçiardo. Menjëherë pas makinave “Red Bull”, në vend të 5 dhe të 6 janë makinat “Ferrari”, me Vettel para Raikonen. Në 10 vendet e para u renditën Perez, Hulkenberg, Button e Massa.

Nesër gara parashikohet e fortë pasi edhe klima mund të ndryshojë shpesh, duke i vënë pilotët në trysni të fortë. Kjo do të jetë garë vendimtare për Rosberg i cili do të synojë të sigurojë avantazhin në renditje përball shokut të skuadrës dhe rivalit kryesor për fitimin e kampionatit botëror në Formula 1.

(Kosova Sot)