Interi transferon një shqiptar, ja kush është(Foto)

  • 22 October 2016 - 12:28
Interi transferon një shqiptar, ja kush është(Foto)

Fabio Sakaj, talenti shqiptar i Modenas, së shpejti do bashkohet me skuadrën e Interit

Një talent shqiptar i rritur në Itali shumë shpejt mund të bëhet pjesë e skuadrës së njohur të Interit. Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjeçar të Modenës, Fabio Sakaj.

Në janar Interi dhe Sassuolo patën një luftë të fortë për të siguruar shërbimet e anëtarin U-19 të Shqipërisë.

Nerazzurrët arritën të sigurojnë një marrëveshje për ta transferuar gjatë këtij sezoni në Milano, e cila nuk është ekzekutuar ende, raporton Super News.

Interi ka edhe një shqiptar në radhët e veta. Ai është Rey Manaj, por që është i huazuar te Pescara deri në fund të sezonit.

(Kosova Sot)