Shefi ekzekutiv i Arsenal jep leje për shpenzime

  • 25 October 2016 - 13:01
Shefi ekzekutiv i Arsenal jep leje për shpenzime

Arsenal mund të fillojë të garojë me klubet tjera, kur bëhet fjalë për rritjen e pagave të futbollistëve. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv i Arsenal, Ivan Gazidis, kur klubi është duke kërkuar zgjatje të kontratave për yjet Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez dhe Hector Bellerin.

Ozil dhe Sanchez iu skadon kontrata në vitin 2018 – të dy kanë qenë në bisedime me klubin që nga shtatori për të nënshkruar kontrata të përmirësuara.

The Gunners janë përballur me vështirësi kur fjala ka qenë të pagat, karshi gjigantëve, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea në vitet e fundit, pas kalimit nga Highbury në Emirates Stadium.

Kështu shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis ka thënë se ndër vite kanë mbajtur disa lojtarë, por që edhe kanë prodhuar yje, madje edhe atraktivë..

“Tash mund të fillojmë të garojmë me klubet tjera, me paga. Ka një rritje të vazhdueshme të pagave, por edhe në transferime”, ka thënë Gazidis.

(Kosova Sot)