Shokon Mourinho, kjo është pozita e re në të cilën do ta luajë Pogba

  • 26 October 2016 - 15:22
Shokon Mourinho, kjo është pozita e re në të cilën do ta luajë Pogba

Jose Mourinho ka një plan të veçantë për pozicionin që mund të luajë Paul Pogba.

Portugezi së fundmi portugezi ka thënë se Paul Pogba i ka të gjitha aftësitë për të luajtur si qendërmbrojtës.

“Pogba është lojtar klasi dhe unë mendoj se ai do të ishte fenomenal edhe si qendërmbrojtës, me cilësinë e pasimeve të tij.

Ai mund të luajë në disa pozicione të ndryshme, por problemi i tij nuk është pozicioni, por sistemi taktik. Ka të bëjë me faktin që vjen nga një sistem tjetër loje, dhe duhet të përshtatet me një mënyrë ndryshe tashmë”.

Kjo deklaratë vjen pas një serie kritikash për formën e dobët që francezi po dëshmon në “Old Trafford”, me theksin se problemi është pozicioni i tij.

(Kosova Sot)