De Boer ka një mesazh për Gabigolin

  • 27 October 2016 - 12:54
De Boer ka një mesazh për Gabigolin

Frank de Boer, trajneri i Interit, ka thënë se do të vijë koha e Gabriel "Gabigol" Barbosa

Tifozët e Interit e kanë pritur me padurim transferimin e Gabriel "Gabigol" Barbosa nga Santos.

Por, reprezentuesi brazilian deri më tani ka luajtur vetëm 16 minuta për Nerazzurrët, në ndeshjen ndaj Bolognas.

Por, trajneri i Interit, Frank de Boer ka thënë se do të vijë koha e Gabriel "Gabigol" Barbosa.

"Shansi për Gabigol do të vijë. Çdo gjë në kohën e duhur. Ne jemi duke kaluar një periudhë të vështirë, por do të vijë koha e Gabigolit", ka deklaruar trajneri holandez. 

(Kosova Sot)